Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Investigimi tronditës i medias franceze: Narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në një Kalë Troje për Evropën
Pas medias holandeze ‘Follow the Money’, edhe portali investigativ francez ‘Blast’ në Francë sjell një investigim tronditës se si narko-shteti i Edi Ramës po rrezikon Europën I mbështetur në tavolinën e një bistroje diku në Zvicër, Arben Ahmetaj duket papritmas nostalgjik. “Në vitin 2019, isha një nga dhjetë deputetët më të votuar të parlamentit”, kujton ai pa e fshehur krenarinë, në një anglishte perfekte. “Sot, të gjithë rivalët e Ramës përndiqen nga drejtësia, madje edhe ata që i bëjnë ballë brenda partisë së tij!” Edhe pse thotë se “ka humbur gjithçka”, ish-shefi i madh i Tiranës mbahet mirë. I veshur me një jelek të gjelbër pa mëngë, me një cigare në dorë, ai ka ruajtur pamjen e një drejtuesi. Ministër i Turizmit nga 2013 deri...