Zbulohet rrjeta më e madhe e merimangave në botë në kufirin Shqipëri–Greqi

Zbulohet rrjeta më e madhe e merimangave në botë në kufirin Shqipëri–Greqi

Shkencëtarët propozojnë që zona të shpallet monument natyror. Koloni me mbi 111 mijë merimanga krijon një ekosistem të pazakontë në një shpellë me sulfur Një zbulim i jashtëzakonshëm shkencor është bërë në zonën kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë, ku studiuesit kanë identifikuar rrjetën më të madhe të merimangave të dokumentuar ndonjëherë në botë. Struktura gigante ndodhet në një ambient të njohur si Sulfur Cave, një shpellë e formuar nga procese të rënda gjeologjike që çlirojnë gazra sulfurikë, duke krijuar kushte tepër ekstreme për shumicën e formave të jetës. Në këtë mjedis të vështirë, studiuesit zbuluan një koloni prej rreth 111 mijë merimangash të shpërndara në një sipërfaqe prej rreth 100 metrash katrorë. Dy llojet që e përbëjnë koloninë janë: Tegenaria domestica – merimanga e zakonshme...