Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e pjesshme vendore, mbërrijnë materialet zgjedhore në Cërrik
Ditën e diel, në 5 bashki të vendit do të ketë zgjedhje. Në një prej tyre, në Cërrik kanë mbërritur paraditen e së premtes materiale zgjedhore. Transportimi i materialeve zgjedhore është kryer në masa të rrepta sigurie. Ndërkaq, zgjedhje do të mbahen edhe në bashkitë Vlorë, Mat, Berat dhe Tepelenë.