OKB heq sanksionet ndaj presidentit të përkohshëm të Sirisë

OKB heq sanksionet ndaj presidentit të përkohshëm të Sirisë

Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 11:19 Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar për heqjen e sanksioneve ndaj presidentit të përkohshëm sirian,  Ahmed al-Sharaa,  dhe ministrit të Brendshëm,  Anas Hasan Khattab,  duke hapur rrugën për një kapitull të ri në politikën siriane. Rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara u miratua mbrëmjen e djeshme me 14 vota pro dhe një abstenim nga Kina. Të dy zyrtarët sirianë ishin më parë në listën e sanksioneve për shkak të lidhjeve të tyre të mëhershme me organizatën al-Qaeda. Delegacioni amerikan e përshkroi vendimin si një sinjal për një fillim të ri politik në Siri,  një vit pas rrëzimit të Bashar al-Assad. Sipas tyre, heqja e sanksioneve synon të nxisë sigurinë, stabilitetin dhe një të ardhme politike gjithëpërfshirëse...