Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Nadir Çausholli, akuza për mashtrim 700 mijë euro. Gjyqtari Hazbi Balliu: Paguaj 40 mijë euro dhe je në rregull
Kompania farmaceutike “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit duhet të paguajë 4 milionë lekë garanci në favor të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, për të rihyrë në tregun e rimbursimit, një shumë qesharake, e cila është rreth 20 herë më pak se sa subjekti dyshohet që ka përfituar vetëm nëpërmjet një skeme të dyshuar mashtruese, të zbuluar së fundmi nga Prokuroria e Tiranës. Në 16 Tetor 2025, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH), vendosi pezullimin e të drejtës së kompanisë “CFO Pharma” për të përfituar rimbursimin financiar nga shitja e medikamenteve. Kjo masë u mor në vijim të një hetimi administrativ, nga ku rezultoi se shoqëria në pronësi të Çaushollit kishte përfituar rimbursim për shitjen e ilaçeve “Foster” dhe “Trimboë”, për të cilët ka...