Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rama mesazh të rëndësishëm kryetarëve të bashkive: Vëmendje fshatit, jo vetëm qytetit! Kandidatët e zgjedhjeve të 9 nëntorit parashikojnë rezultatin
Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e sotme në podcastin “Flasim” kishte 5 kandidatët e bashkive ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme më 9 nëntor, Vlorë, Tepelennë, Mat, Cërrik dhe Berat. Shefi i qeverisë dha një mesazh të rëndësishëm për të gjithë kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve i kërkoi që të kenë vëmendje të veçantë edhe te fshati dhe jo vetëm te qyteti. Edi Rama: Kryetarët e bashkive duhet të jenë shumë të vëmendshëm që ta ndajnë në dysh trurin, qytet dhe fshat. Jo të anojnë gjatë gjithë kohës nga qyteti. Qyeti është shumë i rëndësishëm, por duhet ta mbajnë një pjesë, 50% të vëmendjes nga fshati, për të krijuar ndërmarrje në fshat, për të dhënë kontribut si bashki dhe për të...