Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Panik në Shtëpinë e Bardhë, përfaqësuesi i kompanisë farmaceutike humb ndjenjat, i pranishëm edhe Trump
zyrtari humbi ndjenjat ne zyren ovale SHBA- Moment paniku janë shënuar në Zyrën Ovale teksa i pranishëm ishte dhe presidenti Donald Trump. Një përfaqësues i një kompanie farmaceutike u rrëzua pa ndjenja gjatë një konference për shtyp, ku po njoftohej ulja e çmimeve të ilaçeve kundër obezitetit.Zyrtari, që ndodhej pas David Ricks, drejtorit ekzekutiv të kompanisë Lilly, i cili po shpjegonte masën, u ndihmua menjëherë, nga dy persona pranë tij përpara se të binte në dysheme. Karoline Leavitt, nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, tha se zyrtari tani është mirë. Presidenti Trump ishte ulur përballë tij në tryezën Resolute, ndërsa Dr. Mehmet Oz, administrator i Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid, nxitoi për ta ndihmuar. Gazetarët dhe fotografët që mbulonin ngjarjen u nxorën...