Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Fundi i historisë nuk është shkruar ende”, Sarkozi merr mijëra letra mbështetjeje në burg
Nicolas Sarkozy mund të jetë i burgosur në një burg në Paris duke vuajtur një dënim 5-vjeçar, por popullariteti i tij nuk duket se po bie pasi ish-Presidenti i Francës merr mijëra letra çdo ditë nga fansat e tij që shprehin mbështetjen e tyre për të. Në një video që qarkullon në internet dhe është postuar në llogarinë personale të Sarkozy-t në X (ish Twitter), një nga punonjësit e burgut shihet duke zbrazur një qese të madhe që përmbante një numër të madh letrash drejtuar ish-Presidentit të vendit para kamerës.Në fakt, në video, shihet në disa letra se dërguesit i kërkojnë atij të “jetë i guximshëm”, ndërsa ka edhe kartolina, si dhe letra, shkrimi i të cilave madje i referohet fëmijëve. Merci du fond du...