Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë: Duele të forta, të ndara në 3 ditë. Ja kalenadri i plotë

Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë: Duele të forta, të ndara në 3 ditë. Ja kalenadri i plotë

Java e 11-të e “Abissnet Superiore” nis të premten, më 7 nëntor, me duelin e parë të javës, Bylis – Flamurtari, që do të luhet në stadiumin “Flamurtari”, pas dakordësisë së arritur mes klubeve në fazën e parë të kampionatit. Ndeshja do të startojë në orën 17:00. Të shtunën janë të programuara dy takime të tjera. Tirana – Vora do të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa pasdite, në orën 17:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet superdueli Vllaznia – Dinamo City. Një tjetër përballje shumë e fortë mes ekipeve kryesuese në renditje do të luhet të dielën në “Elbasan Arena”, ku AF Elbasani do të sfidojë kampionët në fuqi të Egnatias, në orën 17:00. Në të njëjtën orë, në “Niko Dovana”,...