Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Ai as nuk di të gatuajë vezë”, Sarkozi refuzon të hajë ushqim burgu, ka frikë nga helmimi
Dieta që po ndjek ish-presidenti i burgosur i Francës ka shkaktuar shqetësim në rrethin e ngushtë të Nicolas Sarkozy-t. Sipas të përditshmes franceze Le Point, që prej arrestimit më 21 tetor, Sarkozy ka vendosur të ndjekë një regjim të veçantë dietik, pasi refuzon të prekë ushqimin që i serviret në qelinë e tij. Arsyeja? Ai dyshon se të burgosurit e tjerë mund t’i kenë pështyrë apo, në rastin më të keq, helmuar ushqimin. Situata është bërë edhe më e vështirë pasi ish-presidenti francez nuk ka pranuar as mundësinë për të gatuar vetë, duke qenë se, sipas burimeve pranë tij, “ai as nuk di të ziejë një vezë”. Për këtë arsye, prej më shumë se dy javësh, Sarkozy po ushqehet vetëm me kos. Mbetet për t’u...