Gjokutaj kundër SPAK: Akuzat ndaj Ballukut janë një farsë ligjore

Gjokutaj kundër SPAK: Akuzat ndaj Ballukut janë një farsë ligjore

Juristi, Genci Gjokutaj, vuri në dyshim veprimet e SPAK lidhur me akuzën ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për “shkelje të barazisë në tendera”. Sipas tij, kjo është një dispozitë ligjore e butë, që i përket anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe jo ministrave apo zyrtarëve të lartë. Duke folur në Syri Tv, Gjokutaj akuzoi SPAK-un se po ndjek një strategji të qëllimshme për të shmangur hetimin e korrupsionit real në nivelet e larta të qeverisë, duke favorizuar mazhorancën aktuale për një mandat të katërt. Ai theksoi se në dosjen e Llogarasë ekziston një “zinxhir urdhrash” që nis nga vetë Balluku, gjë që, sipas tij, tregon përgjegjësi të drejtpërdrejtë në nivelet e larta të pushtetit. “Shkelja e barazisë në tendera nuk është dispozita që i...