Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike
Më 5 nëntor të vitit 2016 u shpallën “të lumë” 38 martirët e kishës katolike. Në Katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, mes mijëra pelegrinëve, autoriteteve të Vatikanit dhe përfaqësuesve fetarë, u mbajt mesha e shenjtë për lumturimin e Imzot Vinçens Prenushit dhe të 37 martirëve të kishës katolike, të dënuar mizorisht nga regjimi komunist, i cili i ndëshkoi klerikët me dënim kapital, për veprimtarinë e tyre në shërbim të besimit fetar. Mesha u kremtua nga i dërguari i Papa Françeskut, kardinali Angelo Amato, i cili shpalli “të lume” të vetmen femër martire, Marije Tucin. Klerikët e tjerë të lumturuar ishin: Imzot Frano Gjini, Imzot Jul Bonati, Dom Alfons Tracki, Dom Anton Muzaj, Dom Anton Zogaj, Dom Dedë Maçaj, Dom Dedë Malaj, Dom Dedë Plani,...