Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“MATRAPIKU” Rama nuk ndalet/ Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike
Edhe gjatë muajit nëntor po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme. Ky operacion i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna për shembjen e ndërtimeve pa leje, të cilat kishin zënë hapësirat në shumë lagje të qyteteve, por edhe të lavazheve buzë rrugëve kombëtare. Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato. Në zbatim të programit “Rilindja Urbane 2.0”, qeveria ka ndërmarrë që prej muajit korrik operacionin për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e...