Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Një komunist që pozon me një miliarderir.’ Fotoja e Zohran Mamdanit me Alex Sorosin pas fitores në zgjedhjet për kryebashkiak të Nju Jorkut ndez rrjetin
Alex Sorosi uroi Zohran Mamdanin për fitoren në zgjedhjet për kryebashkiak të Nju Jorkut. Demokrati Zohran Mamdani është bërë kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut. Ndërkohë, një foto e tij me investitorin amerikan Alex Soros është bërë virale në internet. Fotoja doli në qarkullim në rrjete sociale përmes një postimi që Sorosi bëri në Instagram. Ai gjithashtu e uroi Mamdanin për fitoren në zgjedhjet bashkiake dhe shkroi: "Jam shumë krenar që jam njujorkez. Ëndrra amerikane vazhdon." Edhe pse fotoja u publikua fillimisht në Instagram, ajo filloi të përhapej me shpejtësi në platformën X. Shumë përdorues e rishpërndanë imazhin, përfshirë një llogari me emrin @OliLondonTV. Postimi i @OliLondonTV mori mbi 14 mijë shikime dhe qindra pëlqime. Përdoruesit e X-it e mbushën seksionin e komenteve me reagime...