Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Pastronin paratë e fituara nga krimet në Itali, Prokuroria e Fierit sekuestron 17 pasuri të tre personave
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 17 pasuri të tre personave A.H. K.H., dhe M.H., të akuzuar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. Këto pasuri dyshohet të jenë përdorur nga këta persona për pastrim të parave të përfituara nga aktivitete të paligjshme të zhvilluara nga Itali. Njoftimi i Prokurorisë së Fierit: Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, sekuestroi pasuritë e shtetasve A.H. K.H., dhe M.H., si dhe shoqëritë në posedim të tyre të cilat dyshohet se përdoreshin si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale. Hetimet mbi procedimin penal nr.323, të vitit 2025, regjistruar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, i...