Makina merr para turmën e këmbësorëve në Francë, plagosen 10 persona

Makina merr para turmën e këmbësorëve në Francë, plagosen 10 persona

Një shofer përplasi makinën e tij në një turmë njerëzish në ishullin francez Oleron, duke plagosur 10 persona. Sipas mediave të huaja shoferi bërtiti “Allahu Ekber” përpara se të përplaste automjetin e tij në turmë. Ai u arrestua menjëherë dhe u mor në paraburgim. Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, shoferi bërtiti “Allahu Ekber” përpara se të përplaste automjetin e tij në disa persona. Megjithatë, zyra e prokurorit të antiterrorizmit “nuk është e përfshirë në këtë fazë”, tha prokurori i Le Rochelle, Arnaud Larais, i cili sqaroi se është hapur një hetim për vrasje të mbetur në tentativë. Disa minuta pas veprimeve të tij, burri u arrestua nga policia ndërsa po përpiqej t’i vinte flakën automjetit të tij. Në makinën e tij u gjetën bombola gazi....