Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kritik i presidentit amerikan, si arriti Zohran Mamdani të ‘mundte’ Donald Trump?
Zohran Mamdani ka shkruar histori në Shtetet e Bashkuara. Mamdani, me origjinë nga Uganda dhe Indi, dhe me besim mysliman, fitoi bindshëm zgjedhjet për kryebashkiak të New York-ut, duke u bërë kryetari i parë mysliman dhe i pari nga Azia e Jugut që drejton metropolin amerikan. Fitorja e tij erdhi pas një beteje të ashpër politike, ku Mamdani mundi Andrew Cuomo, i cili tentoi rikthimin në politikë pas skandalit seksual që e detyroi të jepte dorëheqjen në vitin 2021. Por këtë herë, votuesit zgjodhën një figurë të re, të majtë dhe progresiste. Në fjalimin e tij të fitores, 34-vjeçari dërgoi një mesazh të fortë politik “Nëse dikush mund t’i tregojë një kombi të tradhtuar nga Donald Trump se si ta mposhtë atë, është qyteti që...