Partitë anti-Kosovë bëjnë koalicon në Çeki, ja çfarë pret Prishtina nga Babish

Partitë anti-Kosovë bëjnë koalicon në Çeki, ja çfarë pret Prishtina nga Babish

Kryeministri i ardhshëm i Çekisë, Andrej Babish, ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni me partinë pro-ruse të ekstremit të djathtë “Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”, e cila ka bërë thirrje për largimin e Çekisë nga Bashkimi Evropian dhe Aleanca e NATO-s. Ky koalicion ka ngjallur shqetësime të mëdha në Bruksel dhe Pragë, pasi një qëndrim i tillë mund të ndikojë ndjeshëm në politikën e jashtme dhe të sigurisë të Çekisë. Një pjesë e koalicionit është edhe subjekti “Motoristë për Vetëveten”, një lëvizje e re euro-skeptike, e cila ka fituar popullaritet të konsiderueshëm dhe ka nxitur frikë për mundësinë e rritjes së aleancave anti-establishment në mbarë Evropën. Ky grup ka sfiduar politikat tradicionale të Bashkimit Evropian dhe ka theksuar nevojën për më shumë sovranitet për vendet anëtare,...