Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vllaznia dhe Egnatia ndajnë një pikë në kryesim, Vora frenon Partizanin
Adriatik BALLA Java e 10-të e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme me dy duelet e fundit, ku nuk pati fitues, por as humbës, pasi të dy ndeshjet u mbyllën në barazim. Kështu, Egnatia dhe Vllaznia, dy rivalet kryesore të garës së këtij edicioni, barazuan 2-2 në një ndeshje me shumë tension, të papritura, kartonë dhe gola, kurse Partizani dëshmoi dhe një herë atë që është thënë, pra që ka probleme, rrjedhimisht u mjaftua me një pikë ndaj Vorës brenda në stadiumin e tij (edhe pse luante si ekip mik). Kjo ndeshje u mbyll 0-0 me vorakët që i qëndrojnë larg fundit për momentin dhe Partizanin në vend të tetë në një krizë loje e rezultatesh që mund të ketë pasoja për vazhdimësinë e...