Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“140 deputetët që votuan Reformën në Drejtësi i kanë bërë gropën vetes”
Deputeti i PD Arjan Ndoja ka bërë një analizë mbi reformën në drejtësi në emisionin Off the Record në A2 CNN me gazetarin Andrea Danglli, ku u shpreh se reforma që dikur u miratua me 140 vota unanime, sot po kthehet në bumerang për vetë klasën politike shqiptare. “Të majtë e të djathtë, 140 deputetët e asaj kohe i kanë bërë gropën vetes. Disa prej tyre madje e kanë ndjerë tashmë këtë në burg,” deklaroi Ndoja, duke shtuar se kjo reformë nuk është realizuar për të rritur efikasitetin e drejtësisë, por për të vendosur kontroll politik mbi institucionet. Deputeti theksoi se SPAK ka vetëm 1.39% të çështjeve penale në vend, ndërsa pjesa tjetër e sistemit të drejtësisë merret me mbi 98% të volumeve gjyqësore. Sipas...