“Është faktuar qartë”/ ‘Palloshi i gjatë’, gazetari: Bisedat mes Ballukut dhe Berberit i di edhe qeveria

“Është faktuar qartë”/ ‘Palloshi i gjatë’, gazetari: Bisedat mes Ballukut dhe Berberit i di edhe qeveria

Gazetari Elkier Bushkolaj, në një emision televiziv, ka zbardhur detaje të reja lidhur me hetimet e SPAK mbi tenderat publikë ku përfshihen zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Bushkolaj deklaroi se nga komunikimet e siguruara del qartë se ministrja Belinda Balluku ka ndërhyrë drejtpërdrejt në procesin e tenderimit, duke favorizuar një kompani të drejtuar nga Valter Begaj, i cili dyshohet se ka lidhje të ngushta me ish-drejtuesin e ARRSH-së, Evis Berberi. Sipas gazetarit, bëhet fjalë për një kompani që ka përfituar disa tendera nën drejtimin e Berberit, ndërsa procedurat janë modifikuar në mënyrë që të përjashtoheshin konkurrentët e tjerë, duke u krijuar kushte të posaçme për kompaninë fituese. Ai shtoi se një skemë e ngjashme është vërejtur edhe në tenderin e madh...