Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
‘Gazetarët me burime të kufizuara, ka presion politik’/ Çfarë thotë raporti i BE për median në Shqipëri
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-BE ka publikuar progresin raportin për Shqipërinë për vitin 2025. Në pjesën që lidhet me median, Progres-raporti ngre shqetësime serioze për mungesën e vetërregullimit, polarizimin e skajshëm dhe presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht në mediat online. Raporti vëren gjithashtu se kapacitetet e sigurisë kibernetike në vend mbeten të dobëta dhe gjatë periudhës së raportimit janë regjistruar disa sulme ndaj mediave online. Po ashtu BE ndalet edhe te kushtet e punës dhe siguria profesionale e gazetarëve shqiptarë. Raporti thekson se pagat e ulëta, ngarkesa e lartë e punës dhe presioni politik kanë ushqyer autocensurën, e cila “mbetet e përhapur në media”. “Vetërregullimi në sektorin e medias mbeti i dobët dhe i penguar nga burimet e kufizuara, peizazhi i polarizuar dhe përdorimi i retorikës nxitëse në debatin...