Shisnin lëndë narkotike dhe armë, arrestohen 4 të rinj në Elbasan, procedohen 2 të tjerë

Shisnin lëndë narkotike dhe armë, arrestohen 4 të rinj në Elbasan, procedohen 2 të tjerë

Goditen 4 raste të shitjes së drogës dhe armëve të ftohta në Elbasan. Për pasojë janë arrestuar katër persona dhe janë proceduar dy të tjerë. Si rezultat i monitorimit 24/7, të të gjithë territorin e qarkut, si dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit “Terreni”, goditën 3 raste të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa dhe 1 rast të shitjes së armës së ftohtë. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste: -u arrestuan shtetasit O. Ç., 21 vjeç, H. B., 20 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin ata lëviznin në lagjen “5 Maji”,...