Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
KLSH zbulon skandalin e radhës/ Rama me taksat e qytetarëve pagoi detyrimet e klientëve të preferuar, plot 40.5 miliardë lekë
Raporti i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit prezantuar sot nga drejtuesi i këtij institucioni, Arben Shehu në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe në Komisionin e Ekonomisë zbulon një sërë gjetjesh skandaloze lidhur me menaxhimin e buxhetit të shtetit. Njëra prej tyre lidhet me garancitë shtetërore. Raporti zbulon se një pjesë e konsiderueshme e subjekteve përfituese, sidomos në sektorin strategjik të energjisë dhe ujësjellësve, nuk po shlyejnë kreditë e garantuara nga shteti.Si pasojë, buxheti i shtetit është detyruar të ndërhyjë duke paguar shuma marramendëse për të mbuluar paaftësinë e tyre paguese duke rritur rrezikun fiskal dhe ekspozimin e buxhetit të shtetit.Vetëm në vitin 2024, janë paguar 40.5 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve për të shlyer borxhet e të tjerëve.Kjo situatë ka rritur ndjeshëm ekspozimin fiskal...