Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Postimi u fshi”, Berisha nxjerr foton e Ramës me Ballukun: Ja çfarë shkruante ‘Sulltanesha’ në 2021-shin
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat teksa denoncoi se si u anulua tenderi i parë për tunelin e Llogarasë, tha se Rama dhe Balluku kanë fshirë një status, ku flisnin me krenari për marrëveshjen me kompaninë turke. “Facebook-u i fshirë i Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, nuk kanë më as në Instagramet e tyre, fotot krenare me kompaninë turke me 3 qershor 2021. Por ju lutem lexojeni: Ditë plot produktivitet gjatë vizitës në Turqi shkruan Sulltanesha. Takime me kompanitë e ekselencës në fushën e teknologjisë dhe infrastrukturës për të implementuar pjesë të rëndësishme të programit zhvillimor. Ja pra ku janë në Ankara, në pazare, por që kurrë nuk mund t’i bënte vetë Lubia, ato i bënte vetëm Sulltani, ky hajdut i shpifur,...