Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
e-Gate do të shtrihet edhe në Portin e Sarandës
Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do të shtrihet shumë shpejt edhe në portet kryesore detare të vendit, në Durrës dhe Sarandë. Gjatë një inspektimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, theksuan rëndësinë e këtij sistemi për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe forcimin e sigurisë kufitare. “E vendosëm që bashkë me Drejtorin të vinim sot, pikërisht edhe për të parë pak nga afër mënyrën moderne të kalimit të kufirit, duke pasur në konsideratë që aeroporti i Rinasit tashmë është kthyer në një destinacion, i cili fare mirë tregon për ndryshimin dhe zhvillimin e jashtëzakonshëm që...