Punoi te Air Albania, por s’mori pagën, dëshmon inxhinieri i mirëmbajtjes së avionëve/ Prapaskenat e një skandali ndërkombëtar

Punoi te Air Albania, por s’mori pagën, dëshmon inxhinieri i mirëmbajtjes së avionëve/ Prapaskenat e një skandali ndërkombëtar

Ali Osman Yildirim është një inxhinier me përvojë të gjatë në mirëmbajtjen e avionëve Airbus. Për një periudhë kohe ai ka shërbyer si inxhinier mirëmbajtjeje në kompaninë Air Albania, pas ngritjes së saj si një bashkëpunim mes shtetit shqiptar, Turkish Airlines dhe biznesmenit Sinan Idrizi. Prej disa muajsh, kompania po përballet me vështirësi të theksuara financiare, duke u përfshirë në procese gjyqësore për shkak të mosrespektimit të kontratave të qirasë me kompanitë e avionëve. Inxhinieri Ali Osman Yildirim, gjate kohes qe mirembante avionet e Air Albania ne Tirane Siç mëson Skyweb.al, një pjesë e punonjësve nuk janë paguar ende, ndërsa të tjerë kanë dhënë dorëheqjen. Në një intervistë për Skyweb.al, inxhinieri turk Ali Osman Yildirim konfirmon se “një pjesë e motorëve janë hequr nga përdorimi për...