Katër zyrtarë në Shkodër nën hetim për shpërdorim detyre – AMP ekzekuton masat e sigurisë

Katër zyrtarë në Shkodër nën hetim për shpërdorim detyre – AMP ekzekuton masat e sigurisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër–Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masa sigurie personale për një punonjës policie dhe tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Vau i Dejës. Kjo pasi tre punonjësit e IMT-së si dhe një efektiv policie akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar një ndërtim të paligjshëm në Vaun e Dejës. Për ta, gjykata ka vendosur masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Personat ndaj të cilëve janë marrë masat janë: ➡️ A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës. ➡️ D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës. ➡️ J.H., me detyrë Inspektore...