Lajm i fundit/ I vihet tritol biznesit në Kuçovë

Lajm i fundit/ I vihet tritol biznesit në Kuçovë

Kuçovë/Informacion paraprak Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit. Si pasojë janë shkaktuar vetëmvetë dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel