Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Rama thërret me urgjencë tjetër mbledhje qeverie
Afera me tenderin e Tunelit të Llogarasë ka shkaktuar një tronditje tjetër në oborrin e pushtetit të Edi Ramës dhe të gjithë bëjnë tani vetëm një pyetje: Çdo të bëjë kryeministri me Belinda Ballukun? Afërmendsh do duhej të shkarkohej dhe të lihej e lirë si e pandehur në përballjen me drejtësinë. Por duket se Edi Rama nuk mendon kështu, të paktën tani për tani. Burime për mediat bëjnë me dije se në orën 23:00 të mbrëmjes së sotme, pritet të zhvillohet një tjetër mbledhje e Këshillit të Ministrave. Megjithatë mbledhja s’ka të bëjë me fatin e Ballukut, por për miratimin e buxhetit të vitit 2026. Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet sot po për buxhetin pas mbledhjes së orës 17:00. I pakënaqur me ministrat...