Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Rama me Ballukun bashkë në Ankara”/ Tuneli i Llogarasë, reagon ashpër gazetari: Telefoni i Evis Berberit u zbërthye…
Gazetari Romir Saraçi në një analizë të thelluar të çështjes “Balluku”, saktëson se hetimi i SPAK nuk fokusohet te një tender i vogël supervizimi prej 2 milionë eurosh, por te e gjithë afera e projektit të Tunelit të Llogarasë, që kap vlerën marramendëse të 190 milionë eurove. Në një intervistë televizive tha se strategjia propagandistike e qeverisë synonte të minimizonte skandalin. Megjithatë, komunikata zyrtare e SPAK ka qenë e qartë: ish-ministrja është nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera për të gjithë projektin 190 milionë euro. Tenderi i parë për ndërtimin e tunelit, me vlerë 140 milionë euro, u anulua në mënyrë të dyshimtë. Vetëm katër muaj më vonë, gara u rihap dhe fitues u shpall një konsorcium turk, ku bënte pjesë e njëjta...