Trump: Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete

Trump: Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete

Bota E Hënë, 3 Nëntor 2025 09:22 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Rusinë dhe Kinën për testimin e armëve bërthamore: “Rusia po bën teste, Kina po bën teste, por ata nuk flasin për këtë”, tha Trump në një intervistë të transmetuar të dielën në CBS. “Ju nuk e dini domosdoshmërisht se ku po bëjnë teste. Ata po bëjnë teste shumë nëntokësore, ku njerëzit nuk e dinë vërtet se çfarë po ndodh me testet”, shtoi Trump. Ai gjithashtu theksoi se testet kryhen edhe në Korenë e Veriut dhe Pakistan. Për Trump ky është justifikimi për testet amerikane. “Nuk dua të jem i vetmi vend që nuk po kryen teste”, theksoi ai. Të mërkurën, Trump foli publikisht për herë të parë në lidhje me testet...