Gonxhja: Transport dhe drekë falas për fëmijët në shkollat publike, 300 milionë euro për banesa me kosto të ulët

Gonxhja: Transport dhe drekë falas për fëmijët në shkollat publike, 300 milionë euro për banesa me kosto të ulët

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë në bashkitë kryesore të qarqeve, transporti publik i shkollave publike do të garantohet nga shteti. Gjatë një takimi me punonjës të një kompanie që operon në fushën e industrisë së lehtë në Tiranë, Gonxhja tha se shkolla publike do të fillojë nga dera e shtëpisë dhe do të mbarojë po para derës së shtëpisë. ”Po bëhet një kompani e re e transportit publik në rang kombëtar që do të ketë brenda një degë për transportin shkollor me ngjyrat e autobusëve. Do të jetë edhe kjo në ndihmë të familjes, pasi edhe kjo është kosto”, tha ai. Ministri po ashtu paralajmëroi nisjen e programit dreka në shkollë. ”Do të jetë një vakt i shëndetshëm për fëmijët në...