EMRI/ Aksident tragjik në aksin Strum-Roskovec, humb jetën 33-vjeçari me motor

EMRI/ Aksident tragjik në aksin Strum-Roskovec, humb jetën 33-vjeçari me motor

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Strum-Roskovec. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:20, kur automjeti me drejtues shtetasin Fabio Dushku, është përplasur me një tjetër automjet, që drejtohej nga shtetasi Behar Cjapi, si dhe me një motomjet, që drejtohej nga Klajdi Hoxha, 33 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.