Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Nations League: Kombëtarja shqiptare e të Amputuarve mundet thellë edhe nga Kosova, ndeshja e fundit në grup
2 Nëntor 2025 17:15 Telesport Kombëtarja shqiptare e të Amputuarve zhvilloi sot ndeshjen e tretë dhe të fundit në fazën e grupeve të Nations League Amputee, në Ligën D, përballë Kosovës në Bukuresht. Takimi u mbyll me fitoren e Kosovës 5-0. Ekipi kuqezi mbyll kështu pjesëmarrjen në grup, duke marrë eksperiencë të vlefshme ndërkombëtare dhe duke vijuar procesin e rritjes dhe konsolidimit në arenën europiane të sportit të amputuarve.