Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Qëllohet për vdekje një person, policia arreston autorin e krimit, i sekuestrohet pistoleta me fishekë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit, ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Fillimisht nga policia u tha se i njëjti ka humbur jetën pasi që nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që kishte marrë nga plagosja. Por në raportin 24 orësh policia ka cilësuar rastin si “Vrasje” dhe ka dhënë detaje të reja. Sipas raportit thuhet se rasti ka ndodhur më 01.11.2025 rreth orës 13:35, ku është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se ai ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës, po ashtu mashkull kosovar. Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë dhe një fishek, të cilat dyshohet se janë përdorur...