I plas goma në ecje, aksidentohet kamioni në aksin Berat-Lushnjë

I plas goma në ecje, aksidentohet kamioni në aksin Berat-Lushnjë

Një aksident ka ndodh mbasditen e sotme në aksin rrugor Berat-Lushnjë, në dalje të fshatit Barbullinjë. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti dyshohet se goma e parë e kamionit ka plasur gjatë ecjes dhe si pasojë komioni ka devijuar duke rënë në një kanal. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e këtij aksidenti.