Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Cili do të jetë fati i zgjedhjeve në kryeqytet? Në pritje të vendimit të Kushtetueses për Veliajn, ja cilët janë skenarët…
erion veliaj TIRANË- E ardhmja e drejtimit të Bashkisë së Tiranës mbetet pezull dhe tashmë është në dorën e Gjykatës Kushtetuese. Do jetë kjo e fundit, ajo që do të vendosë nëse Tirana do të drejtohet nga një kryebashkiak, Erion Veliaj, që do të udhëheqë nga burgu, apo do të lejojë që drejtimi i kryeqytetit të caktohet nga gara mes 3 kandidatëve: Ogerta Manastirliut, Florian Binajt dhe Arlind Qorit. Një seancë maratonë, që zgjati për rreth 7 orë në Gjykatën Kushtetuese, nuk 'mjaftoi' për të marrë vendimin. Në seancën, ku u shqyrtua ankimimi i Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës dhe kërkesa për shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj, kryebashkiaku i arrestuar u ballafaqua me qeverinë dhe me presidencën. Ndërkohë, Kushtetuesja u tërhoq për...