32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij
Një tjetër operacion kundër dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit është finalizuar nga Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migrimit Korçë. Në kuadër të aksionit të koduar “Borders 2”, strukturat e policisë kanë arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar nga Peqini, si dhe kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij 41-vjeçar nga Erseka. Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari K. P. u kap nga shërbimet e policisë në fshatin Drenovë të Korçës teksa transportonte me automjet drejt Tiranës 7 shtetas të huaj, 2 prej të cilëve nga Bangladeshi dhe 5 nga Somalia. Emigrantët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Kapshticës dhe kishin si destinacion përfundimtar kalimin tranzit drejt Malit të Zi kundrejt fitimi Gjatë ndërhyrjes së...
Burimi:
javanews.al