Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Durrës/ Vinin baste sportive me celularë, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre, vëllezër)
Tre shtetas, mes tyre dy vëllezër, janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht, pasi u kapën në flagrancë duke vendosur baste sportive përmes celularëve, në një lokal në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan katër celularët që përdoreshin për vendosjen e basteve, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Vinin baste sportive, me celularë, në një lokal në lagjen nr. 13, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre, vëllezër) dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër. Sekuestrohen 4 celularët e tyre. Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13, organizoheshin lojëra fati, në...