EMRAT/ Mashtronin qytetarët përmes faqeve të rreme të Postës Shqiptare, arrestohen dy kinezët në Tiranë

EMRAT/ Mashtronin qytetarët përmes faqeve të rreme të Postës Shqiptare, arrestohen dy kinezët në Tiranë

Dy shtetas kinezë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen se mashtronin qytetarët shqiptarë përmes faqeve false të Postës Shqiptare. Në kuadër të operacionit “Posta e rremë” u arrestuan shtetasit Cunfeng Fan dhe Haike Yan. Këta shtetas të cilët kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 27 tetor 2025  kishin krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme. Njoftim i Policisë: Policia e Shtetit ka finalizuar...