Fatos Nano shuhet në moshën 73-vjeçare, ish-kryeministri ndërroi jetë pas 24 ditësh në spital, reagon politika…

Fatos Nano shuhet në moshën 73-vjeçare, ish-kryeministri ndërroi jetë pas 24 ditësh në spital, reagon politika…

Rigels Seliman Një muaj e gjysmë më parë festoi ditëlindjen e 73-të. Ndërsa dje, pak pasi kaloi mesdita, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste Fatos Nano mbylli sytë përgjithmonë pas disa javësh në luftë për jetën. Ish-kryeministri ndodhej i shtruar në një spital privat prej datës 8 tetor. Problemet kronike respiratore e detyruan atë t’i nënshtrohej një trajtimi intensiv duke qëndruar përgjatë 24 orëve nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit. Politikani pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit, teksa gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Shëndeti i liderit historik të socialistëve ishte rënduar shumë vitet e fundit për shkak të problemit kronik- respirator ose siç njihet në gjuhën e mjekëve SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike...