Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Dita e Kungullit”| Planifikonin sulm terrorist gjatë fundjavës së Halloween-it, disa të arrestuar në Michigan
Disa persona janë arrestuar këtë të premte, më 31 tetor, në Michigan, pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm të dhunshëm gjatë fundjavës së Halloween-it. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga drejtori i FBI-së, Kash Patel. Siç shkruan Associated Press, operacioni i forcave të ligjit u zhvillua në zonën periferike të Detroit-it. Sipas dy burimeve të informuara mbi hetimin, që folën në kushte anonimiteti për AP-në, autoritetet besojnë se komploti ishte frymëzuar nga ekstremizmi i Shtetit Islamik dhe po hetojnë nëse të arrestuarit janë radikalizuar përmes internetit. Automjetet e FBI-së dhe policisë shtetërore u panë pranë shkollës së mesme Fordson në Dearborn. Agjentë me bluza të shënuara “FBI” hynin e dilnin nga një shtëpi, ndërsa njëri prej tyre mblidhte çanta letre...