Humbi zgjedhjet parlamentare, lideri i ekstremit të djathtë pretendon për parregullsi në numërim

Humbi zgjedhjet parlamentare, lideri i ekstremit të djathtë pretendon për parregullsi në numërim

Bota E Premte, 31 Tetor 2025 20:46 Lideri holandez i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, pretendoi se kishte “parregullsi” në zgjedhjet parlamentare, pak minuta pasi rivali i tij kryesor, Rob Jetten i partisë së qendrës D66, shpalli fitoren me një diferencë të ngushtë. Agjencia holandeze ANP, e cila po regjistron dhe publikon rezultatet, raportoi më parë se partia e Wilders (PVV) nuk mundi ta ngushtonte diferencën me D66, pasi vetëm disa vota kishin mbetur për t’u numëruar. Wilders më pas postoi një mesazh në platformën X ku thuhej se më shumë se 100 vota nuk ishin regjistruar në Maastricht, duke sugjeruar se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në komuna të tjera. Në një mesazh tjetër, ai pretendon se 15 kuti votimi plot me fletë...