EUROPOL: U shkatërrua rrjeti i mercenarëve rusë, në mesin e tyre edhe shtetas të Bosnjës

EUROPOL: U shkatërrua rrjeti i mercenarëve rusë, në mesin e tyre edhe shtetas të Bosnjës

Më shumë se 650 anëtarë të formacioneve paraushtarake ruse Wagner dhe Redut, të përfshirë në operacionet luftarake në Ukrainë – përfshirë edhe shtetas të Bosnjë e Hercegovinës – janë zbuluar në një aksion të EUROPOL-it, tha kjo agjenci evropiane për bashkëpunim në sundim të ligjit më 31 tetor. Kjo fazë e hetimit, e zhvilluar në bashkëpunim midis EUROPOL-it, Moldavisë dhe Ukrainës, përfshiu edhe kërkimin e provave për krime lufte, nga ekzekutimet e civilëve deri te dhuna seksuale. Në hetimin e udhëhequr nga ekipi i EUROPOL-it për krime ndërkombëtare, janë identifikuar 654 anëtarë të grupeve private ushtarake ruse Wagner dhe Redut që kanë marrë pjesë në operacione luftarake kundër Ukrainës, bëri të ditur EUROPOL-i. Sipas njoftimit, në mesin e të dyshuarve ka shtetas të Ukrainës, Moldavisë,...