Fatos Nano, anomalia e mirë…

Fatos Nano, anomalia e mirë…

E shkruaj këtë nderim si i djathtë dhe opozitar ndaj së majtës, me bindjen se respekti për kundërshtarin është themeli i qytetarisë politike, pasi kur kundërshtari nderon kundërshtarin, nis një qytetërim i ri që e vë dinjitetin mbi kampin dhe tonin mbi trysninë e çastit. Në prill – majin e vitit 2012 pata fatin ta njoh nga afër. Ai më ftoi të koordinoja fushatën e tij për President, ndërsa muret politike rrotull rrinin të ftohta e dritaret e mbështetjes të mbyllura. Tridhjetë ditë mjaftuan që përballë meje të shfaqej një mendje e rregullt, tejet inteligjente dhe një zemër e qetë, një njeri i ditur që zbuste çdo tension me humor të hollë, që përgatiste bisedën me gjeste njerëzore, rregullonte me kujdes karrigen e bashkëbiseduesit, vendoste...