Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
‘Porche’ e përplasi për vdekje teksa po kthehej nga puna, familjarë e qytetarë marshim në Vlorë: Drejtësi për Leandron!
marshimi VLORË- Qindra qytetarë të Vlorës, famljarë dhe nxënës të gjimnazit "Ali Demi", marshuan përgjatë bulevardit kryesor të qytetit të Vlorës, për të nderuar kujtimin e 17-vjeçarit Leandro Shametaj, i cili humbi jetën pas një aksidenti të shkaktuar nga shoferi i dehur. Marshimi paqësor nisi nga gjimnazi "Ali Demi", ku Leandro studionte deri në vendin ku ndodhi aksidenti fatal. Me foto të Leandros e me pankarta në duar, ata përcillnin mesazhe të ndryshme, ndërsa kërkonin për çdo drejtues automjeti që të ketë kujdes për jetën e tjetrit dhe ashpërsohen ligjet për ata që drejtojnë makinën me shpejtësi. “Drejtësi për Leandron!” ishte thirrja e tyre, gjatë gjithë marshimit. “Ne kërkojmë që të ashpërsohet ky ligj. Nuk ishte një aksident, por për është një vrasje me dashje. Në momentin që...