Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese, del nga furgoni i policisë duke buzëqeshur
                            Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka zbritur nga furgoni i policisë i rrethuar nga efektivët, ndërsa përshëndet gazetarët duket buzëqeshur. Veliaj, doli nga paraburgimi i Durrësit rreth orës 08:30. Ai do të jetë i pranishëm në seancën e Gjykatës Kushtetuese, e parashikuar të zhvillohet në orën 10:00. Kjo gjykatë do të shqyrtojë padinë e Veliajt kundër vedimit për shkarkimin e tij nga detyra, si dhe dekretit të firmosur nga Presidenti Bajram Begaj. Gjykata Kushtetuese pezulloi zbatimin e këtij dekreti, në pritje të vendimit përfundimtar. Veliaj kërkoi të jetë personalisht i pranishëm në seancën, e cila sipas njoftimit zyrtar do të jetë publike./vizionplus.tv