Burimi: 
								Kohajone.com
								
							 
                                
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Të rinjtë e Elbasanit bëhen shembull për riciklimin. Nis projekti “Youth4CleanAir” në gjashtë shkolla të qytetit
                            “Kur hedhim mbeturinat në koshin e duhur, nuk po pastrojmë vetëm shkollën tonë, por po kujdesemi për të ardhmen.”Kështu shprehen nxënësit aktivistë të gjimnazeve të Elbasanit, të cilët u bënë pjesë e vendosjes së koshave për ndarjen e mbetjeve në burim, një nismë që po merr jetë në kuadër të projektit #Youth4CleanAir, në bashkëpunim mes Bashkisë së Elbasanit dhe Ambasadës Suedeze. Në gjashtë shkolla të mesme të qytetit janë vendosur koshat për plastikën, metalin dhe letrën, një hap i parë drejt krijimit të një kulture të re mjedisore në mesin e të rinjve. Qëllimi është i qartë, të mësohet që në bankat e shkollës se mbetjet nuk janë thjesht hedhje, por përgjegjësi. Në takimin me nxënësit, Kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh se ky është vetëm...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   