Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Arabia Saudite ka prezantuar ndryshime të reja në rregulloret e vizave të Umrës
                            Ministria e Haxhit dhe Umrës e Arabisë Saudite ka prezantuar ndryshime të reja në rregulloret e vizave të Umrës. Sipas ndryshimeve, vizat e Umrës do të anulohen automatikisht 30 ditë pas lëshimit nëse pelegrini nuk ka hyrë në Arabinë Saudite brenda asaj periudhe, thonë burimet për Al Arabiya. Sipas të njëjtave burime, politika e re do të hyjë në fuqi javën e ardhshme. Vlefshmëria e vizës para hyrjes është reduktuar nga tre muaj në një muaj nga data e lëshimit, shkruajnë mediat e huaja. Megjithatë, nuk do të ketë ndryshim në kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit pasi pelegrini të mbërrijë në Arabinë Saudite, do të mbetet tre muaj, konfirmuan burimet. Duke komentuar vendimin, Ahmed Bajaeifer, këshilltar i Komitetit Kombëtar për Umrën dhe Vizitat, i tha...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   